E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton:Kosova është një kusht për Serbinë


Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ua ka tërhequr vërejtjen zyrtarëve më të lartë të Serbisë, se bashkëpunimi i mëtejshëm në Tribunalin e Hagës është kusht themelor për integrimin e këtij shteti në BE. Po ashtu ajo ka thënë se Kosova ka ardhmëri evropiane dhe se, "në mënyrë pragmatike", ajo duhet të përfshihet në bashkëpunimin rajonal...

Ashton këto komente i bëri në Beograd, ku qëndroi të enjten pas vizitës në Sarajevë. Kryediplomatja evropiane po ashtu tha se pranimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian "do të marrë kohë".

Ashton tha se, "sfida të rëndësishme ende gjenden para të gjitha vendeve të këtij rajoni, para se ato t'i bashkohen BE-së - dhe në këtë kuadër, ajo theksoi se vendet e Ballkanit duhet ta përmirësojnë bashkëpunimin rajonal dhe t'i zgjidhin mospajtimet kufitare dhe tregtare.

Sidoqoftë, Ashton, e cila sot pritet të vizitojë Kosovën, ka theksuar se, "ne e dimë se ku dëshirojmë të përfundojmë - me të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›