Afganistan, ushtarët afganë ngrenë flamurin kombëtar në Marjah
Ushtarët e Afganistanit ngritën flamurin e tyre kombëtar dje mbi tregun kryesor në një qytet jugor në qendër të ofensivës madhore kundër ekstremistëve të Talebanit.
Burime zyrtare njoftuan se edhe pse trupat kanë marrë nën kontroll qëndren kryesore në Marjah, ata nuk kanë plotësisht në dorë këtë qytet që është pikë e fuqishme e rebelëve në provincën e Helmandit.
Zyrtarët ushtarakë citojnë se luftëtarët talebanë po përdorin shumë gra dhe fëmijë si mburoja njerëzore në përpjekje për të shfrytëzuar rregullat e NATO-s rreth përdorimit të armëve të zjarrit në zonat civile.
Ndërkohë, Talebani i ka mohuar akuzat e ngritura kundra tyre.
Të paktën pesë ushtarë të NATO-s dhe 15 civilë janë vrarë që kur ka filluar operacioni të shtunën. Gjithashtu bëhet e ditur se numri i viktimave në radhët e Talebanit ka shkuar në 40.