NATO Ska prova per vrasje te civileve ne Afganistan nga forcat e SHBA
NATO ka bërë të ditur se nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë se forcat speciale amerikane në Afganistan të kenë torturuar dhe vrarë njerëz të pafajshëm në provincën Uardak.
Deklarata vjen një ditë pas vendimit të presidentit afgan Karzai për të kërkuar largimin e këtyre forcave nga provinca.
Ky vendim mund të komplikojë edhe më shumë negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Afganistanit për praninë e trupave ushtarake amerikane në vend.
Por nga ana tjetër drejtori i komisionit të pavarur të të drejtave të njeriut në Afganistan ka thënë se organizata e tij ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar një sërë krimesh që janë kryer në këtë zonë.
Presidenti afgan Karzai prej kohësh ka paralajmëruar mbështetësit e tij perëndimorë se vrasja e civilëve mund të dëmtojë mbështetjen për trupat e huaja ushtarake në vend dhe të ushqejë atentatet ndaj tyre.