E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i mishit ne Evrope

Ministrat e agrokulturës së Bashkimit Europian janë takuar në Bruksel për të diskutuar rreth skandalit të mishit të kalit që ka përfshirë Europën. Rasti më i fundit është regjistruar në Republikën Ceke ku është gjetur mish kali në produktet e Ikeas.
Ministrat kanë negociuar për të kryer reforma të mundshme për politikat e përbashkëta agro kulturore, por gjithashtu dhe për të gjetur një mënyrë për të rivendosur besimin në industrinë e ushqimit në Bashkimin Europian.
Skandali për mishin e kalit u përhap fillimisht nga Irlanda për tus hpërndarë më pas në shumë nga vendet europiane.
Kohët e fundit në një samit qeveritë e Bashkimit Europian aprovuan një program testimi të ADN-së në të gjitë europën për të vërtetuar shkallën e përhapjes së këtij skandali.
Rezultatet e para pritet të dalin në mes të muajit prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›