NATO Te nise strategjia e tranzicionit
Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka hapur pak me pare diten e dyte te punimeve te samitit te Aleances ne Lisbone te Portugalise.
Pervec lidereve te vendeve anetare te NATO-s ne samit jane te pranishem edhe presidenti afgan Hamid Karzai si dhe drejtuesit e 20 vendeve qe veprojne ne kuader te forces nderkombetare ISAF.
Vetem pak caste pas nisjes se mbledhjes lideret e vendeve kane dhene driten jeshile per nisjen e strategjise se tranzicionit ne Afganistan.
Strategjia do te hyje ne fuqi ne fillim te vitit 2011 dhe ka si objektiv kalimin e pergjegjesive te sigurise tek trupat afgane ne te gjitha provincat e vendit brenda vitit 2014 thuhet ne nje komunikate.
Ne kete dokument mbeshteten edhe perpjekjet e qeverise afgane per integrimin e atyre anetareve te njesive rebele qe heqin dore nga dhuna dhe pranojne kushtetuten afgane.