E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja gjermane Merkel takon presidentin Tadiç

Kancelarja gjermane Angela Merkel, është takuar sot në Beograd me presidentin Boris Tadiç, për të kërkuar nga ai që të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës.
Ajo i ka kërkuar presidentit Tadiç që Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovës, kusht ku për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. "E di se problemet nuk mund të zgjidhen brenda natës, por besoj se problemet, si me tregtinë, është e mundur të zgjidhen” ka theksuar ajo.

E pyetur për paralajmërimet e Prishtinës se para fillimit të dialogut me Beogradin mund të ndërmarrë masa në veri të Kosovës, ajo tha se “Gjermania kërkon që dialogu të vazhdojë, që rezultatet të vijnë nga këto bisedime”.

“Kështu do të zvogëlohet rreziku ndaj masave të njëanshme”, ka thënë Merkel. Merkel ka insistuar të shënohet përparim në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vizita e Merkel vjen pak ditë përpara rifillimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, më datë 2 shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›