Kryeministrja kroate Kosor viziton nesër Kosovën

Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, do të vizitojë nesër Kosovën, ku do të takojë zyrtarët më të lartë të vendit.
Para takimit me kryeministrin Thaçi, Kosor pritet të takojë kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviç.
Shefja e ekzekutivit të Kroacisë do të vizitojë edhe fshatin Janjevë, ku jetojnë qytetarë të komunitetit kroat.
Delegacioni i Kroacisë do të kryesohet nga kryeministrja Kosor si dhe nga një grup biznesmenësh, të cilët do të marrë pjesë në forumin ekonomik Kosovë-Kroaci.