NATO dënon lëshimin e një rakete nga Pheniani
Bruksel - NATO dënoi sot ashpër lëshimin e një rakete me rreze të largët veprimi nga Koreja e Veriut duke e cilësuar "një akt tepër provokativ", që shkel rëndë angazhimet e vendit të izoluar komunist ndaj Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
"Lëshimi i raketës do të shtojë më tej shqetësimet lidhur me Korenë e Veriut në rajon e më gjerë dhe do të komplikojë bisedimet gjashtëpalëshe të çarmatimit bërthamor", theksoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer përmes një deklarate duke iu referuar përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për zbutjen e tensioneve lidhur me ambiciet bërthamore të Phenianit.
"I bëj thirrje Koresë së Veriut të ndalë akte të tilla provokuese dhe menjëherë të respektojë një moratorium mbi lëshimet e raketave me rreze të largët veprimi", shtoi kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut.