E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe Japonia pro bisedimeve me Korenë e Veriut

Moskë - Rusia dhe Japonia deklaruan sot, se ishin pro vazhdimit të bisedimeve gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut pas lëshimit të një rakete nga Pheniani, që ka shkaktuar indinjatë në komunitetin ndërkombëtar. Gjatë një bisede telefonike, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai japonez Hirofumi Nakasone, theksuan nevojën e vazhdimit të bisedimeve gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut", deklaroi Ministria e Jashtme ruse përmes një komunikatë.

Të dy ministrat këmbëngulën gjithashtu në "nevojën e veprimeve të përbashkëta nga shtetet e interesuara për të ruajtur stabilitetin në këtë rajon", vazhdon komunikata. Bisedimet gjashtëpalëshe (dy Koretë, SHBA-ja, Kina, Japonia, Rusia) për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, që aktualisht kanë mbetur në vend, synojnë ta detyrojnë regjimin komunist të heq dorë nga ambiciet e tij atomike në këmbim të një ndihme të madhe energjetik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›