Tragjedi në Itali, 27 të vdekur nga një tërmet
Romë -Të paktën 27 persona kanë humbur jetën, dhe mbi 20 të tjerë rezultojnë të humbur, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka goditur qytetin Akuila, në rajonin e Abruzos në Itali. Fuqia e tërmetit ishte 6.3 ballë e shkallës Riter. Mes të vdekurve, ka edhe 5 fëmijë. Agjencitë italiane te lajmeve flasin për qindra te plagosur te cilët ndodhen pranë spitalit te qytetit i cili gjithashtu rrezikon shembjen ndërsa televizionet shfaqën pamjet e disa ndërtesave të rrënuara.
Lëkundje të lehta ka pasur prej 2-3 ditësh ne Itali dhe sipas një zyrtari te mbrojtjes civile i cili foli me gazetaret e agjencisë Reuters, tërmeti mund te lere mijëra persona te pastrehe. Lëkundjet e fuqishme ndodhen rreth 5 orë pasi një tërmet me magnitudë 4,6 ballë tronditi rajonin Emilia-Romagna, pranë qytetit të Ravenës.
Zyrtarët e sigurisë thanë se tërmeti kishte një thellësi të jashtëzakonshme, prej 28 kilometrash. Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe pas tragjedisë, pritet të tjera lëkundje tërmeti, e cila do ta përkeqësojë sërish situatën.
Nga tërmeti, kanë mbetur mijëra banorë pa energji elektrike. Skuadrat e shpëtimit vijojnë punën, për të nxjerrë gjallë të tjerë persona që gjenden nën rrënoja.