E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO dënon sulmin në Ambasadën e SHBA-ve në Turqi

02-02-2013 / Gazeta 55

“Sulm mizor kundër ambasadës amerikane”

NATO-ja e ka dënuar si “mizor” sulmin kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Turqi. Një sulmues vetëvrasës gjatë sulmit ka vrarë një roje, ditën e premte në kryeqytetin Ankara. Shtëpia e Bardhë tha se sulmi ishte “akt terrorist”.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se sulmuesi me bombë ishte anëtar i një grupi majtist, që e kundërshton NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.
Aktualisht, NATO-ja në Turqi e ka vendosur sistemin mbrojtës raketor Patriot, për ta mbrojtur këtë vend kundër sulmeve nga Siria fqinje.
Kapacitetet diplomatike amerikane në Turqi, edhe më parë, ishin cak i sulmeve nga terroristët.
Në vitin 2008, nga sulmi i militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën, afër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll, u vranë tre policë dhe tre sulmues.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›