E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja shpreson në përshpejtimin e negociatave me Turqinë

''Spanja që ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian për gjashtë mujorin e parë të vitit 2010, dhe shpreson të hapë kapituj të rinj tematikë të negociatave'', deklaroi sot në një konferencë shtypi shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos.

"Ne kemi katër kapituj me Turqinë që duhet t'i ndjekim dhe shpresojmë t'i hapim ato'', theksoi Moratinos.

BE-ja mban të bllokuar që prej vitit 2006 tetë kapituj të negociatave për shkak të refuzimit të përhershëm të Turqisë për hapjen e porteve dhe aeroporteve me qipriotët grekë.

Franca, Gjermania dhe Austria preferojnë t'i propozojnë një partneritet të privilegjuar Turqisë, ndërkohë që Spanja mbështet një anëtarësim të plotë të saj në BE.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›