E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria, vendi kundër politikave të FMN-së

Kritikat

Hungaria, e zhytur thellë në borxhe, nuk pranon t'i lejojë asnjë ndikim në politikën e saj ekonomike Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në sfondin e polemikave aktuale me FMN-në dhe BE-në, sekretari i Shtetit, Mihaly Varga, tha se qeveria e tij dëshiron t'i japë fund politikës së kursimeve. FMN-ja nuk ka qenë deri tani e aftë të propozojë një terapi efektive për rimëkëmbjen e buxhetit. Pak kohë më parë, Hungaria vendosi një taksë për bankat, vendim që shkaktoi shqetësim në tregjet financiare ndërkombëtare. Edhe Banka Qendrore Europiane shprehu shqetësim. Bisedimet për ndihma të tjera në kredi në shumën prej 20 miliardë eurosh, janë ndërprerë, pasi qeveria në Budapest nuk pranon kërkesat e FMN-së dhe BE-së.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›