Ivanoviç: Nuk përjashtohet ndarja e Kosovës
Në Serbi nuk bisedohet për idenë e ndarjes së Kosovës, por kjo ide nuk mund të përjashtohet. Kështu është shprehur Oliver Ivanoviç, sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë duke i cilësuar si të nevojshme bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij pavarësisht qëndrimeve diametralisht të kundërta të të dyja palëve Kosova dhe Serbia duhet të kërkojnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
Përsa i përket vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës Ivanoviç theksoi se shpreson se Asambleja e Përgjithshme, të përpiqet të korrigjojë efektin negativ, të cilin e ka krijuar mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe se do ta pranojë rezolutën e Serbisë.
"Kjo seancë e Asamblesë së Përgjithshme, duhet të paraqesë rrugën hyrëse për bisedime. Bisedimet janë të nevojshme dhe kjo është më se e dukshme. Vetëm se dallimi është që njëra palë, shqiptarët, konsiderojnë se me ta mund të bisedohet vetëm për çështjet teknike. Ndërkaq, ne mendojmë se çështjet teknike janë të rëndësishme dhe se për to duhet të bisedohet, por edhe statusi gjithashtu ende nuk është përfundimisht i definuar dhe si i tillë do të jetë, tash dhe në të ardhmen, shkaktar i destabilitetit politik" theksoi Ivanoviç.
Ndërkohë duke iu referuar deklaratave të Kosovës se Serbia do të marrë goditje të reja, befasuese Ivanoviç theksoi se kjo ka të bëjë me një lloj propagande dhe reklamë, e cila është e destinuar për opinionin publik vendor.
Ai gjithashtu theksoi se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë të nevojshme dhe se
zgjidhja e disa çështjeve teknike janë të nevojshme për shqiptarët, për serbët dhe gjithë të tjerët.
"është vështirë të bisedohet për çështje teknike, si për shembull problemet e energjisë elektrike, nëse nuk vërtetohet se kush është sovran që të sjellë vendimin që të vihet në punë shërbyesi i dytë. Pastaj, për telekomunikacionin, duhet të vërtetojmë se kush është sovran që të sjellë vendime lidhur me këtë. A duhet këtë ta bëjnë vetëm institucionet në Prishtinë, apo duhet që ta kenë edhe përkrahjen, fundja, të bashkësisë ndërkombëtare, nëse nuk dëshirojnë që serbët t'i përfshijnë në procesin e sjelljes së vendimeve?" shtoi më tej Ivanoviç.