E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO e Rusia diskutojnë mbrojtjen raketore

Rusia dhe NATO do të diskutojnë planet e aleancës për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes raketore në Evropë, në takimin që zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Bisedimet zhvillohen në kuadër të Këshillit NATO- Rusi. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton pritet të marrin pjesë.

NATO thotë se mburoja raketore do ta mbrojë Evropën nga raketat e lëshuara nga shtetet, siç është Irani.

Por, Rusia frikësohet se mburoja do të neutralizojë mbrojtjen bërthamore të saj.

Një ditë më parë, ministrat e NATO-s kanë diskutuar për strategjinë e tërheqjes ushtarake nga Afganistani dhe financimin për forcat afgane të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›