E Shtunë, 31 Tetor 2026

India lëshon raketë me rreze të gjatë veprimi

Mediat në Indi raportojnë se vendi ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila ka aftësi të mbajë koka nukleare dhe të sulmojë qytetet e mëdha kineze.

Raportohet se raketa Agni-V është lëshuar sot në mëngjes nga ishulli Uiller në bregdetin lindor të Indisë. Qeveria tha më vonë se prova ishte e suksesshme.

Qeveria ka përshëndetur raketën Agni-V missile, që ka rreze të gjatë veprimi prej 5 mijë kilometrash, si një përparim të madh në përpjekjet për të luftuar dominimin rajonal të Kinës dhe për t`u bërë fuqi aziatike.

Analistët thonë se vetëm pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit- SHBA, Britania, Franca, Rusia, Kina, si dhe jashtë KS-së, Izraeli, besohet të kenë armë të tilla me rreze të gjatë veprimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›