Seri shpërthimesh në Irak

Një seri shpërthimesh vdekjeprurëse janë raportuar në Bagdad dhe në qytete të tjera të Irakut.
Zyrtarët thanë se të paktën tre sulme me bomba që duket të kenë qenë të koordinuara kanë vrarë të paktën gjashtë persona në Bagdad dhe kanë plagosur më shumë se 20 persona.
Forcat e sigurisë duket të kenë qenë në shënjestër të shpërthimeve, që ndodhën në disa distrikte rreth Bagdadit.
Të paktën katër persona raportohet të jenë vrarë nga shpërthimi i dy makinave bombë në Kirkuk.
Shpërthime janë raportuar edhe në Bakuba dhe në Samara.
Edhe pse dhuna, ka arritur kulmin në konfliktin sektar në vitin 2006-2007 ka rënë, shpërthimet dhe vrasjet ndodhin në baza ditore në Irak.
Në muajt e fundit tensionet janë rritur për shkak të krizës nga koalicioni i brishtë qeveritar në mes të shiitëve, sunitëve dhe kurdëve.