E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO fillon furnizimin nga ajri për viktimat në Pakistan


NATO fillon këtë të dielë furnizimin përmes një ure ajrore të të prekurve nga përmbytjet në Pakistan. Një avion i parë mallërash niset nga Geilenkirsheni në landin e Renanisë Veriore- Vestfalisë. Avioni do të dërgojë në zonat e katastrofës, para së gjithash, pompa për furnizimin me ujë të pijshëm, çadra dhe gjeneratorë për energji elektrike. Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, do të konsultohet javën e ardhëshme në Uashington me qeverinë pakistaneze për mundësi të tjera ndihmash. Gjithashtu do të diskutohen krahas çështjes se si mund të ndihmojë FMN-ja, edhe se çfarë mund të bëjë vetë Pakistani që të përballohet kriza. - Ndërkohë ka përmbytje edhe në Indi. Pas reshjeve të dendura, një degë lumi i Brahmaputra-s ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur më shumë se 30 fshatra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›