Zanetti: Të vazhdojmë me titujt
Teksa skuadra e Rafa Benitez ngriti trofeun e parë në sezonin e ri, kapiteni legjendar, Javier Zanetti, nuk pati kohë për të festuar, pasi ka filluar të mendojë për tituj të tjerë.
"Gjithnjë është ndjenjë e mrekullueshme të fitosh. Kjo ishte ndeshje tejet e rëndësishme për ne, pasi e hapi sezonin nën një trajner të ri dhe fitimi i një trofeu tjetër ishte i rëndësishëm për ne".
"Ne treguam se pavarësisht ndryshimeve ne nuk e kemi humbur mentalitetin tonë. Ekziston dëshirë e madhe për të vazhduar ciklin dhe të vazhdojmë të shkruajmë historinë e këtij klubi. Tani po shikojmë si të përgatitemi më mirë për ndeshjen e Superkupës ndaj Atletico Madridit. Ne presim ndeshje të vështirë, marrë parasysh cilësinë e futbollit spanjoll", theksoi Zanetti.