E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO fillon ofensivën e gjerë në Afganistan

Operacioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara përbën edhe një provë për presidentin amerikan Barak Obama, për strategjinë e tij të rritjes së numrit të trupave. Kjo ofensivë është fillimi i një fushate për vendosjen e kontrollit qeveritar afgan në zonat e mbajtura deri tani nga rebelët, përpara fillimit të largimit të trupave amerikane nga vendi në vitin 2011.     "Ofensiva në Marxhah ka filluar. Kompania jonë po përgatitet të sigurojë stabilitetin në terren si edhe të garantojë sigurinë për qytetarët e Marxhahut", deklaron një komandantët e batalionit të parë të marinsave.     Ushtria amerikane tha se në këtë ofensivë marrin pjesë 4 500 marinsa, 1 500 trupa afgane, si edhe 300 ushtarë amerikanë të mbështetur nga 12 helikopterë, ndërkohë që nga talebanët numërohen rreth 2 000 luftëtarë.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›