E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata e dine por megjithate

Vetem ndonje qe nuk i ka dy fije mend ne koke nuk e priti me gezim castin kur hyri ne fuqi levizja e lire ne zonen Shengen edhe per ne shqiptaret. Kishte nga ata qe nuk presin qe kjo gje tua ndryshoje jeten kishte nga ata qe e perjetuan me skepticizem duke pare te kufiri i varferise nje tjeter kufi per te cilin duhet vize dhe cfare vize madje Kishte edhe nga ata te cileve shijen e mire te kesaj ngjarjeje ua prishen disa festime jo fort dinjitoze te organizuara shpejt e shpejt dhe me urdher nga lart por megjithate heqja e vizave ishte nje hap i madh nje nga ato ngjarje qe ndodhin nje here ne sa e sa dekada.

Suksesi i asaj dite sikur e shoi jehonen e nje lajmi te hidhur Shqiperise i duhet te prese edhe ca qe ti bashkohet kuorumit te vendeve te BE-se. Dicka nuk ka ecur mire me detyrat e shtepise. Tani ne vend qe te gezonim fort por duke pare perpara ne beme nje tjeter gje. Te gjithe e harruan kete shtyrjen e hyrjes sone ne BE. Te gjithe u moren me heqjen e vizave Jo isha une qe e arrita kete sukses jo eshte bere nje pune kolosale jo une e jo ti ne nje gare pambarim qe ka vazhduar te pakte deri ne oret e pasdites. Qe eshte nje fat i madh historik e politik qe vendit ti hiqen vizat bash e ne kohen e qeverisjes se dikujt kjo sigurisht qe nuk do mend. Por qe nga kjo te kalosh e te thuash se e gjitha kjo ishte nje dhurate qe i ofrove popullit kjo do te thote dy gjera ose e ndjen veten shume te madh nje lloj Likurgu qe do te kujtohesh pergjate mijera vjeteve ose ate grumbullin e njerezve te cileve u drejtohesh per nate e quan si nje turme te paafte te mendoje me trute e veta. Te dyja keto gjera nuk bien fare ere Europe dhe nese kjo menyre te menduari e te drejtuari do te vazhdoje te sundoje edhe per shume kohe atehere le te mbushim formulare detyra shtepie pyetesore e keshtu me radhe mbase fale rrethanave qe nuk varen prej nesh edhe mund te anetaresohemi ne BE por kurrsesi nuk do ta ndiejme veten europiane pe verteti sikurse do te thonin ne Korce.

Ne ende jemi larg Europes sepse ende shtetin e shohim si pardon dhe jo vartes te popullit. Eumlshte nje kulture qe duket se na vjen qe nga koha e diktatures. Ne fakt eshte edhe me keq se kaq. Na vjen nga koha kur shumica jone ishte raja ne pronat e feudaleve. Fale kesaj njerezit e tij na shohin si nje turme te heshtur e cila nuk duhet te flase shume. Ia kemi deleguar te drejtat Parlamentit atehere bejme mire te mbyllim gojen. Asgje qe i shkon nder mend shtetit nuk mund te vihet ne diskutim. Shteti do te hape central berthamor Ka per ti hapur te jeni te sigurt. Shteti do te beje nje park te madh mbi pronat e Dukatit Kjo do te ndodhe. Keni per ta pare. Shtetit do ti shkoje ndermend te shpronesoje pronare dhe te mos i demshperbleje. Ka per ta bere. E kush e ndalon

Nje gje tjeter qe na mban ende larg Europes eshte prirja jone tashme e kthyer ne nje sport kombetar per te humbur kohe ne diskutime te gjata e pavlere. Njesoj sikur rrine shumica e burrave ne kafenete e qyteteve tona te medha e te vogla ashtu edhe ata qe duhet te perbenin lokomotiven e ketij vendi merren me sherre e gilivili lloj-lloj dhe shkojne deri atje sa qe kane nisur te zihen edhe per data e ore mbledhjesh njesoj si kurs te hatermbetur. Ne Europe besoj se e dime tashme qe te tere se nuk ka vend per njerez qe hallakaten kot. Ne vazhdojme ta bejme por vetem se na vjen keq kur na e kujtojne.

Jemi ende larg Europes sepse kultura e urrejtjes e ka mposhtur shume here ate te te ndihurit. Vetem miresia e njerezve te thjeshte anekend vendit ka bere qe vendi te mos ndahej ne dy ngjyra ne dhe ata. Te paret do te visheshin me blu te dytet me roze. Shume shpesh opozita por edhe mendje te pavarura e kane kritikuar qeverine e sotme sepse ka bere pushime nga puna duke u nisur nga motive politike. Kritika kane bere por askush nuk eshte marre me ate armaten e njerezve qe bejne servilin vetem e vetem qe ta heqe tjetrin si pa te keq nga puna duke ia lene femijet pa buke. Dhe kjo armate dallkaukesh na e besoni nuk eshte edhe aq e vogel sa mund te duket qe nga Tirana. Ja edhe nje motiv tjeter se perse jemi aq larg Europes ku keto gjera jane te pamendueshme.

Jemi ende larg Europes sepse kemi ende frike se do te na e vjedhin voten. Per cilindo votues europian pyetja me e pare qe do ti shkonte ndermend eshte Si e vodhen voten Por kjo do te thote te vjedhesh veten Hajduteve tane te kutive nje njeri i tille me te cilin aspiron te behet nje dite i barabarte do ti dukej nje naiv i madh per te mos thene ndonje fjale tjeter. Dy njerez kaq te ndryshem nuk mund te rrine ne te njejtin vend. Dikush prej te dyve o naivi o hajduti duhet te mos jete ne Europe.

Jemi ende larg Europes sepse kemi ende nje sistem shendetesor te lodhur dhe te hallakatur kemi ende femije qe punojne rrugeve te qyteteve dhe maleve te mineralit madje me keq akoma kemi prinder qe gezojne kur jetojne mbi kurrizin e njome te femijeve te tyre te rritur para kohe.

Te gjitha keto mjeshtrit tane i dine fort mire. Ne keso punesh ata jane fort te shkathet. Nganjehere na kujtojne ata studentet e dikurshem qe ndonese dreqer e te zgjuar te gjithe qejfin e kishin ta merrnin provimin me kopje. Ata e dine se sa shume rruge na duhet qe te mberrijme ne Europe si te barabarte. Ne vend qe ta thone kete me plot gojen ne radhe te pare vetes dhe pastaj neve te tjereve ata vazhdojne te brohorasin parada fitoresh meritash dhe bemash. E verteta qe thuhet ne sy ben me mire se sa njemije gjysme te vertetash apo me keq akoma genjeshtrash te pakten keshtu eshte pranuar boterisht. Por kjo me sa duket kjo nuk i intereson shumekujt. Ka nisur prej kohesh te perdoret edhe te ne ajo pyetja e famshme Genjeshtra ben keq. Por a ben gjithnje mire e verteta

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›