Lume protestash per plehrat. Qytetaret Te ndalohet importi

Dhjetera qytetare tiranas ambientaliste kane protestuar dje para dyerve te Kryeministrise per te kundershtuar hapur dhe publikisht vendimin per importin e plehrave. Te gjithe bashke qytetaret u mblodhen dje per te kundershtuar importin e plehrave sipas nje vendimi te qeverise. Perfaqesues te Grupimit Qytetar i bene thirrje qeverise qe te ktheje mbrapsht vendimin e miratuar per mbetjet pasi ky do te ishte shkaterrim per Shqiperine. Drejtues te protestes thane se kjo eshte rruga me e gabuar eshte nje veprim i gabueshem i qeverise. Sipas protestueseve Shqiperia para se te importoje plehra duhet te kete nje kuader ligjor dhe nje infrastrukture te plote per importimin e mbetjeve konform standardeve te BE-se. Grupimi i Reagimit Qytetar nderkohe dhe nje dite me pare i drejtoi nje apel qeverise dhe pushtetit vendor qe te perfshihet ne nje fushate kombetare apo lokale per te pastruar Shqiperine nga plehrat. Sipas projektligjit miratuar nga Keshilli i Ministrave parashikohet qe mbetjet te importohen per qellime perdorimi riciklimi dhe perpunimi. Ashtu sic kane sqaruar edhe protestuesit kjo nuk do te jete e vetmja proteste te tjera tubime do te zhvillohen javet e ardhshme me te njejten teme dhe lajtmotiv ndaloni importin e mbetjeve.
Ministria e EkonomiseNga ana tjeter Ministria e Ekonomise ka sqaruar problemin lidhur me projektligjin e miratuar nga Keshilli i Ministrave per uljen e tarifave doganore per importin e mbetjeve. Ndryshimet tarifore te disa produkteve nder te cilat edhe mbeturinat urbane llumrat e ujerave te zeza dhe mbeturinat klinike jane pjese e detyrimeve tona ne OBT. Keto angazhime jane marre ne vitin 2000 kohe ne te cilen Shqiperia eshte pranuar si anetare me te drejta te plota ne OBT. Gjate procesit te pergatitjes se pergjigjeve te pyetesorit te BE-se per kapitullin 30 doli qe nje grup produktesh kishte ndryshim ne tarifen e zbatuar dhe angazhimin tone ne OBT. Kjo ka ndodhur pasi gjate viteve ne perputhje me orientimet e Organizates Boterore te Doganave kode te ndryshme tarifore i nenshtrohen procesit te korelimit dhe kodet tarifore qe po propozohen te ndryshohen tani gabimisht nuk kane arritur ti nenshtrohen procesit te ndryshimit te tarifes doganore me pare - sqaron Ministria e Ekonomise. Sipas relacionit te ketij dikasteri Shqiperia e ka shprehur qarte vullnetin e saj per tiu pergjigjur te gjitha angazhimeve te marra ne kuader te OBT-se aq me teper kur periudha tranzitore per Shqiperine ka perfunduar ne vitin 2009 dhe keshtu qe ndryshimi eshte i domosdoshem. Megjithate pavaresisht nga propozimi per ndryshimin e tarifes ekzistuese te kombit me te favorizuar MFN sipas skedulit te OBT-se keto produkte jane tashme me tarife 0 per te gjitha vendet e BE-se vendet e CEFTA Turqise dhe vendet EFTA dhe ndryshimi i propozuar nuk do te sjelle asnje ndryshim statusi per keto vende. Gjithashtu edhe ndryshimi i propozuar nga 2 ne 0 do te jete i vlefshem vetem per vendet e tjera me te cilat Shqiperia nuk ka nje marreveshje te tregtise se lire. Regjimi i import-eksportit per kategori te caktuara produktesh ne perputhje me parimet e OBT-se dhe angazhimet e tjera nderkombetare rregullohet me instrumente te tjera nga ato tarifore.
Ministria e MjedisitSakaq lidhur me problemin e nje tjeter projektligji te miratuar nga qeveria Ministria e Mjedisit kete here nuk eshte perfshire. Nga ana tjeter me tarifat doganore e me gjithcka qe ka lidhje ekonomike pergjigjen dikasteret e financave dhe ekonomise dhe ne kete rast jo strukturat mjedisore. Per kete ceshtje nuk ka pasur asnje sqarim zyrtar lidhur me kendveshtrimin nga ana e eksperteve mjedisore. Perfundimisht ceshtja e doganes dhe tarifave i mbetet sektorit ekonomik.
Keshilli i Ministrave ka hartuar nje draft i cili heq tarifat doganore per importin e nje numri te madh mbeturinash. Ministria e Mjedisit ka njoftuar se behet fjale per lende te pare per industrine ricikluese qe mund te largoje 6000 ton mbeturina ne muaj dhe nuk behet fjale per import plehrash. Por keto nisma jane kundershtuar ashper nga zerat e ambientalisteve dhe madje edhe nga opozita te cilet thone se Shqiperia eshte nje vend i tejmbushur me mbetje.
Projektligji per disa ndryshime ne ligjin nr. 9981 per miratimin e nivele doganore mban daten 10 nentor 2010 dhe pritet qe shume shpejt te dergohet ne Kuvend per miratim. Drafti lejon importin pa tarife doganore te nje sere tipeve te mbetjeve. Me konkretisht tarifat e mbeturinave urbane nga dy behet zero. Ajo e llumrave te ujerave te zeza po keshtu behet zero. Dogana hiqet edhe per mbeturinat klinike si dhe ato te halogjenizuara. Ulja me e forte e tarifave behet per ato mbetje te cilat projektligji dhe kodi doganor i kategorizojne si te tjera. Dogana e ketyre llojeve te mbeturinave nga 10 per qind qe eshte aktualisht do te behet zero me projektligjin e ri. Qeveria e argumenton heqjen e doganave te plehrave si nje detyrim qe rrjedh nga marreveshjet qe ka me Organizaten Boterore te Tregtise. Republika e Shqiperise duhet te zbatoje te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga ky anetaresim ne kohe dhe pa vonesa - thuhet ne projektvendim.