E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO fton zyrtarisht Shqiperine

Shqiperia dhe Kroacia moren dje zyrtarisht ne Samitin e Bukureshtit ftesen per t'u anetaresuar ne NATO. Lajmi u dha nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ne nje konference per shtyp pas bisedimeve ne samit. "Shqiperia dhe Kroacia u ftuan zyrtarisht te bashkohen me NATO-n nga drejtuesit e aleances te mbledhur ne Samit ne Bukuresht", tha Schefer, duke shtuar se fatkeqesisht nuk u be e mundur marrja e fteses per Maqedonine, pasi mes saj dhe Greqise nuk u arrit kompromis per emrin. Vendimi i aleances u pershendet perzemersisht dhe nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, i cili tha se Shqiperia dhe Kroacia jane dy vende, te cilat tashme jane te gatshme dhe te pergatitura per ne NATO.

Marrja e fteses per NATO, eshte nje detyrim me shume per Shqiperine, e cila duhet te realizoje te gjitha reformat per te qene pjese e saj. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Schefer, ja beri kete te qarte krereve te shtetit shqiptar, te pranishem ne samit qe diten e djeshme. Ai theksoi se ftesa per anetaresimin e Shqiperise ne Aleance nuk eshte fundi i nje procesi, por fillimi i nje faze te re zhvillimi. "Marrja e fteses per te hyre ne NATO ka shenuar kalimin e nje pragu te rendesishem drejt rruges se Shqiperise per t'u bere pjese e institucioneve euroatlantike. Por, kjo ftese nuk duhet te shikohet si fundi i nje procesi. Ajo shenon fillimin e nje faze te re ne zhvillimin e Shqiperise", tha Schefer. Ndersa Presidenti i SHBA, Bush, duke vleresuar hapat e dy vendeve qe do te zgjerojne radhet e NATO-s, tha se me bindje se si Shqiperia dhe Kroacia do te jene te afta te perballojne reformat e kerkuara. "Tani e tutje duhet te punohet per nje Evrope te sigurt e stabel. Duhet te punohet edhe ne vazhdim per te siguruar nje Evrope te sigurt, pasi zgjerimi i Aleances do te vazhdoje vetem ne te mire te paqes. Kjo aleance do te jete e bashkuar per te realizuar lirine", tha Bush. Nga ana tjeter, Presidenti amerikan u shpreh se per Maqedonine, e cila nuk mori ftesen per anetaresimin ne kete Samit, do te vijojne diskutimet per gjetjen e nje rruge qe edhe ajo te jete pjese e aleances euroatlantike.

Shqiperia u vleresua dje per reformat e kryera deri me sot ne kuader te integrimit ne strukturat euroatlantike. Kjo u vu re dhe nga mbeshtetja qe iu dha vendit tone nga 26 vendet anetare te NATO-s qe mbeshteten anetaresimin e Shqiperise ne kete strukture. Pas marrjes se fteses, lideret e ketyre vendeve ne deklaratat e bera ne samit vleresuan rezultatet qe ka arritur qeveria ne fushen e reformave. "Do te kem nje takim festiv me lideret e vendeve anetare te NATO-s dhe me lideret e dy vendeve qe sapo moren ftesen per anetaresimin ne NATO, Shqiperine dhe Kroacine", tha Schefer, pasi komunikoi ftesen se NATO i mirepret keto dy vende. Ai u shpreh se rruga e anetaresimit te plote te Shqiperise dhe Kroacise eshte nje rruge e njohur qe e kane bere dhe vendet e tjera. Dy nga reformat kyce, qe Shqiperia duhet te realizoje, jane ajo ne drejtesi si dhe reforma zgjedhore. Reforma te cilat kane mbetur ende ne mes, pasi ende nuk kane marre voten ne Kuvend dhe konsensusin e partive politike.

Topi: Ftesa, kontribut i gjithe forcave politike

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, tha dje ne Samitin e Bukureshtit, se reformat ne Shqiperi jane kontribut i te gjitha forcave politike, pozites dhe opozites e te gjitha qeverive pas vitit 1992. Duke shprehur mirenjohjen e thelle te popullit shqiptar para samitit, Topi u shpreh se eshte i nderuar qe perfaqeson vendin e tij ne kete ngjarje te madhe per Shqiperine, sic eshte marrja e fteses per anetaresimin ne NATO. "Vendi im nenshkruan aktin me te rendesishem ne historine e tij. Shqiperia denjesisht deshmon se liria dhe demokracia kthehen ne virtyte edhe ne vendin ku, jo me shume se dy dekada me pare, diktatura me e eger ne historine e pas Luftes se Dyte Boterore e kishte kthyer ne institucion dhunen ndaj lirise dhe te drejtes", tha Presidenti ne fjalen e mbajtur pas marrjes se fteses. Si kryetar shteti, ai falenderoi te gjitha vendet mike, te cilat besuan ne kerkesen dhe deshiren euroatlantike te popullit shqiptar dhe e mbeshteten ate. Presidenti shqiptar theksoi gjithashtu se nepermjet politikes se saj euroatlantike rajonale, Shqiperia do te mbeshtese integrimin e Republikes se Kosoves ne hapesirat e sigurise dhe te zhvillimit. Si dhe do te jete e gatshme te ofroje kontributet e saj individuale brenda politikave te NATO-s dhe te Bashkimit Evropian per integrimin e Bosnje-Hercegovines, Malit te Zi dhe Serbise.

Berisha: Kjo ftese, nje mrekulli per Shqiperine

Kryeministri Sali Berisha u zotua dje para vendeve anetare te NATO-s se Shqiperia do te ndermarre cdo reforme per te arritur dhe konsoliduar standardet politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake te vendeve anetare te NATO-s. Premtimi i Kryeministrit u be pasi Shqiperia zyrtarisht mori ftesen per t'u anetaresuar ne NATO. "Me lejoni t'ju shpreh mirenjohjen me te thelle, Ju, lidereve te vendeve anetare te NATO-s, per vendimin historik qe moret, per te ftuar Shqiperine te behet anetare e Aleances me te shkelqyer politike ushtarake, qe koherat kane njohur", vleresoi Kryeministri. Sipas tij, vendimi per te ftuar Shqiperine, eshte vleresim i perpjekjeve dhe arritjeve te shqiptareve ne shnderrimin e Shqiperise nga vendi i monizmit total, izolimit me te thelle, lirive dhe te drejtave te ndaluara, ne vendin e pluralizmit politik dhe demokracise funksionuese. Kryeministri Berisha e cilesoi si mrekulli, mrekulline e lirise marrjen e fteses per anetaresim ne NATO per Shqiperine. Kreu i qeverise falenderoi te gjitha vendet anetare be NATO per besimin e treguar ne marrjen e vendimit historik. "Trupat tona jane te vendosura sot se bashku me trupat tuaja ne Kabul dhe Herat dhe do te jene kudo ku NATO te kete nevoje", vijoi ai.

Presidenti Bush, vleresim per kreret shqiptare

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, vleresoi dje si shume te rendesishme marrjen e fteses per anetaresimin e Shqiperise e Kroacise ne NATO. Kjo dukej dhe ne duartrokitjet e shpeshta qe Bush jepte ne momentin kur kreret e shtetit shqiptar dhe vecanerisht Berisha, falenderuan aleancen per ftesen dhe premtimet e bera per realizimin e perfundimin e reformave. Si dhe ne deklaraten e bere pas marrjes se fteses. Bush i ka dhene me teper nota afrie ketij momenti te rendesishem per shqiptaret, teksa ne momentin kur fliste kryeministri shqiptar, nuk ka reshtur se duartrokitur, buzeqeshuri, elemente keta qe i ka ndare dhe me sekretaren e shtetit, Rajs. Pa shkeputur per asnje moment shikimin nga kreu i qeverise shqiptare, nuk i ka kursyer duartrokitjet. I njejti vleresim per lideret e dy vendeve u vu re dhe te Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Schefer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›