E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita, sot proteste ne shesh

Formacionet e majta parlamentare do te jene sot ne shesh per te protestuar kunder qeverise "Berisha". Por njekohesisht dhe duke festuar marrjen e fteses per anetaresine e vendit ne NATO. Nje manifestim i tille qe paralajmeruar pak dite me pare nga vete kryetari i selise roze, Edi Rama, i cili ftoi te gjithe qytetaret qe t'i bashkohen kesaj proteste, per te festuar kete dite historike, si dhe per te larguar njehere e pergjithmone Kryeministrin Sali Berisha. Nderkaq, vete selia roze e nisi qe dje festimin per marrjen e fteses per anetaresim, pasi ne pasditen e vone organizoi nje feste, per kete qellim. Nderkohe qe, menjehere pas kesaj thirrjeje te gjitha partite e tjera opozitare i jane pergjigjur pozitivisht fteses per pjesemarrje, duke u bashkuar ne kete menyre mes tyre me qellimin e vetem per largimin e Kryeministrit Berisha. E kjo pasi, sipas tyre, kreu i ekzekutivit eshte kryefajtori i tragjedise se 15 marsit. Megjithate, edhe pse sot do te jene bashke ne shesh, serish brenda ketij kampi kane rinisur perplasjet, ku shkaku dhe kesaj radhe eshte reforma zgjedhore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›