E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO hetim per krimin e organizuar ne Kosove

Pamje ilustruese

Prishtine 30 janar NOA 8211 Misioni paqeruajtes i NATO-s ne Kosove ka ngritur nje komision hetimor per te verifikuar vertetesine e shkrimeve ne mediat e huaja te cilet si udheheqes te krimit te organizuar permendin emra te ish-udheheqesve te larte te Ushtrise lirimtare te Kosoves.

Meqenese shkrimet i referohen nje dokumenti sekret te KFOR-it Komandanti i trupave nderkombetare ne Kosove Gerhard Byhler ka thene se Ky raport nuk i ka burimet ne qarqet e KFOR-it por eshte nje raport i cili KFOR-it mund ti vihet ne dispozicion.

Te gjitha keto une i marr seriozisht dhe per kete kam krijuar nje komision te perbashket hetimor i cili do te gjeje burimin e ketyre raporteve deklaroi gjeneral major Erhard Byhler.

Ai nuk saktesoi se sa kohe nevojitet per gjetjen e burimeve apo vertetimin e shkrimeve te cilat i referohen nje dokumenti sekret te KFOR-it te leshuar ne vitin 2004 ku ish-udheheqes te larte te Ushtrise lirimtare te Kosoves permenden si udheheqes te krimit te organizuar.

NOA/DV

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›