E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO, i ofron Bosnjes një plan veprimi për anëtarësim


NATO i ka ofruar Bosnjes një plan veprimi për anëtarësim, që përbën edhe hapin final para anëtarësimit të plotë. Ministrat e NATO-s ranë dakord mbi planin e anëtarësimit të Bosnjes gjatë një darke pune të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Estoni. Por gjithashtu ministrat thanë se plani është i kushtëzuar në varësi të tre komuniteve më të mëdha etnike të Bosnjes, përkatësisht kroatëve, myslimanëve dhe serbëve, që të dorëzojnë municionet dhe pajisje të tjera ushtarake tek ministria e mbrojtjes. Zëdhënësi i NATO-s Xhejms Apathurai, tha se ministrat e NATO-s mirëpresin përpjeket për reforma ushtarake të Bosnjes, ku përfshihet edhe shkatërrimi i municioneve të tepërta. Ministrat vlerësuan gjithashtu faktin që Bosnja ka dërguar forca ushtarake në Afganistan. Plani për anëtarësim përgatit vendet kandidate që të plotësojnë kushtet e duhura dhe të forta të anëtarësimit. Bosnja aplikoi vitin e kaluar për anëtarësim në NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›