NATO-ja e Rusia diskutojne mburojen raketore

Udheheqesit e NATO-s dhe presidenti rus Dimitri Medvedev po diskutojne ne Lisbone planet per mburojen raketore qe synon te parandaloje rreziqet qe vijne nga rajone si Lindja e Mesme.
Kreu i NATO-s Anders Fog Rasmusen tha se ka ardhur koha qe Rusia dhe Aleanca te modernizojne raportet dhe te ndertojne nje partneritet te vertete.
Duke filuar nga sot do te fillojme te punojme rreth asaj se si do te jete bashkepunimi NATO-Rusi ne fushen e mbrojtjes raketore. Ka shume ceshtje qe duhen adresuar por me e rendesishmja eshte se vendet e NATO-s dhe Rusia per here te pare po diskutojne bashkepunimin per te mbrojtur territoret dhe popullsine evropiane tha Rasmusen.
Ende nuk eshte i qarte roli i Moskes. Te premten NATO-ja miratoi strategjine 10 vjecare qe i hap rrugen veprimit te Aleances jashte kufijve te Evropes.