SHBA Presidenti pershendeti Kongresin per miratimin e ligjit te zgjatjes se afatit te shkurtimit te taksave

Presidenti amerikan Barak Obama pershendeti Kongresin per miratimin e ligjit per zgjatjen e afatit te shkurtimit te taksave ndaj pagave por tha se ka shume pune per tu bere per te ndihmuar amerikanet ne veshtiresi dhe amerikanet e klases se mesme.
Zoti Obama tha se mesatarisht amerikanet qe punojne do te kursejne 40 dollare nga taksat per cdo page. Ai tha se paraja eshte e rendesishme per familjet dhe do ti ndihmoje ato te paguajne qirane artikujt ushqimore apo koston ne rritje te benzines.
Ai u beri thirrje ligjvenesve te vazhdojne me perparimet e arritura dhe te mos merren me betejat partiake perpara zgjedhjeve te pergjithshme te nentorit.
Ai tha se ligjvenesit duhet te punojne per te ndihmuar bizneset e vogla dhe te miratojne nje mase sipas se ciles njerezit qe fitojne me shume se 1 milion dollare ne vit te paguajne te pakten 30 per qind taksa.