E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Afganistanit pas luftes - e pasigurte

Bisedimet thuhet se jane perqendruar vetem tek kerkesat e talebaneve per lirimin e te burgosurve qe mbahen nga Shtetet e Bashkuara. Por ne kushtet kur viti 2014 data e caktuar per terheqjen e trupave luftarak po afron ne mendjet e te gjitha paleve eshte nje marreveshje politike ne Kabul per ti dhene fund konfliktit.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kane thene se e mbeshtesin procesin e paqes te udhehequr nga afganet. Ish oficeri i CIA-s Bruce Riedel i cili kryesoi grupin e administrates Obama per rishikimin e politikave ne Afganistan ne vitin 2009 thote se Shtetet e Bashkuara nuk humbasin gje ne se mbeshtesin nje marreveshje politike per konfliktin.

Nuk duhet te jemi ne kunder nje marreveshjeje politike.  Ne se nuk arrihet nje marreveshje  kjo le te mos ndodhe ngaqe SHBA jane ato qe thane JO. Le te gjejme ne se ka baze per marreveshje politike mes qeverise se Karzait dhe forcave talebane.

Por zoti Riedel thote se perspektiva per kompromis mes talebaneve dhe qeverise se Presidentit Hamid Karzai eshte e vogel. Talebanet e shohin administraten Karzai si nje krijim te paligjshme te SHBA dhe aleateve te tyre. Fransesc Venderell ish i derguar i posacem i BE-se per Afganistanin thote se talebanet jane te interesuar te bisedojne vetem me palen kryesore ne konflikt Shtetet e Bashkuara.

Ata nuk duan te negociojne me Karzain. Dhe Presidenti afgan po i ndihmon ata duke sabotuar ate qe po perpiqen te bejne amerikanet. Ekziton nje lloj gare e panatyrshme mes te dy qeverive afgane dhe amerikane se kush duhet te jete i pari qe te flase me talebanet gje qe duhet ti zbavise dhe kenaqe se tepermi talebanet.

Po ne se negocitat e verteta te paqes nisin cfare shpresojne te fitojne palet Can Daniz  analist per ceshtjet afgane i organizates private per zgjidhjen e konflikteve Swisspeace thote se talebanet duan qe te gjitha forcat e huaja te largohen nga Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara dhe NATO duan garanci qe forcat e tyre do te terhiqen nga Afganistani pa u sulmuar.

Nje nga synimet tona kryesore mendoj per keto negociata paqeje eshte qe te sigurohemi qe gjate terheqjes se trupave nuk do te kryhen sulme nga kryengritesit. Prandaj mendoj se zyra e ngritur kohet e fundit ne Katar eshte per te negociuar terheqjen me rregull te trupave dhe per tu siguruar se ato nuk sulmohen nga grupet kryengritese.

Drejtori i Institutit Kroc per Poltikat Nderkombetare te Paqes prane Universitetit Notre Dame David Cortright thote se kjo mund te jete nje pikenisje per negociatat.

Ne themi se do tu japim fund operacioneve luftarake. Atehere perse nuk e perfshijme edhe kete ceshtje ne negociata Kete mund tua ofrojme perfaqesuesve talebane me te cilet mendohet se do fillojme te bisedojme tu ofrojme atyre ndalimin e sulmeve me avione pa pilot kontrollet neper shtepi operacionet luftarake ne se edhe ata do te bejne te njejten gje.Dhe mund te ulemi te bisedojme per llojin e koalicionit cfare marreveshje per ndarjen e pushtetit do te ishte e mjaftueshme per te gjitha palet per ti dhene fund dhunes.

Por kur i bejme llogarite ne planin politik nuk eshte e qarte ne se talebanet duan te perfshihen ne nje marreveshje per ndarjen e pushtetit ne Afgansitanin e pas luftes.  Duke patur parasysh antipatine qe ata kane per Hamid Karzain shume analiste mendojne se ata do te behen pengese per te patur nje qeveri te perbashket koalicioni.

Ish-i derguari i BE-se cili e njeh mire presidentin Karzai thekson se presidenti afgan e ka provuar se eshte i veshtire dhe shpesh nje partner jo bashkepunues per SHBA dhe aleatet e tyre. Vendrell thote se ai nuk do te cuditej aspak ne se SHBA do ta humbnin durimin me te ne mos kjo ka ndodhur tashme dhe do te arrinin nje marreveshje te vecante per te lehtesuar terheqjen e trupave.

Por David Cortright argumeton se Pakistani fqinj ku fshihen talebanet nuk duhet perjashtuar nga procesi i paqes cilido qofte ai. Duke mbeshtetur analiste dhe zyrtare te tjere perendimore ai thote se ushtria dhe sherbimi i zbulimit i Pakistanit i kane mbeshtetur talebanet me qellim qe te ruajne ndikimin strategjik ne Afganistan.

Analistet paralajmerojne se pa nje marreveshje gjitheperfshirese e cila do te ishte e pelqyeshme per te gjitha palet Afganistani mund te shkase perseri ne luften civile qe perjetoi vendi ne vitet 1990.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›