E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerika ndan shqetesimin e Izraelit per mundesine e nje Irani me arme berthamore

Vizita tre ditore e Keshilltarit te Sigurise Kombetare Tom Donilon ne Izrael ndodhi mes shtimit te tensioneve midis Izraelit dhe Iranit perfshi spekullimet e medias rreth mundesise se nje sulmi parandalues nga ana e Izraelit dhe nje deklerate nga udheheqesit amerikane dhe evropiane qe kerkojne me shume kohe per nje zgjidhje diplomatike.

Zoti Donilon u takua me kryeministrin Netanyahu Ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak dhe homologun izraelit gjeneralin Yaakov Admiror si dhe me shefin e shtabit te forcave izraelite Benny Gantz.

Deklerata e Shtepise se Bardhe theksoi konsultime te ngushta amerikano-izraelite duke thene se bisedimet e zotit Donilon trajtuan nje game te plote ceshtjesh te sigurise te interesit te perbashket dhe theksoi angazhimin e patundur amerikan ndaj sigurise se Izraelit.

Te marten sekretari i shtypit te Shtepise se Bardhe Jay Carney u pyet rreth njoftimeve te medias izraelite dhe te tjera te cilat thone se zoti Donilon dergoi nje meazh specifik ne Izrael se duhet me shume kohe per te lejuar perpjekjet per nje zgjidhje diplomatike.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli tha ai ndajne te njejtin objektiv te parandalimit te Iranit qe te shtjere ne dore arme berthamore duke shtuar se qasja e presidentit Obama per intesifikimin e sanksioneve e ka lene Iranin me te izoluar dhe ekonomine e tij te goditur rende.

Problemi qendron tek sjellja e Iranit tha zedhenesi Carney duke perseritur cfare ka thene zoti Obama lidhur me kohen per zgjidhgje diplomatike. 

Ka kohe dhe hapesire qe diplomacia te funksionoje per sanksionet efikase qe te sjellin ndryshime ne sjelljen e Iranit nje marreveshje nga Irani qe te zbatoje detyrimet te perfshihet ne negociata dhe te zgjidhe kete ceshtje ne rruge paqesore. Sic kemi thene edhe me pare ne nuk perjashtojme ndonje alternative.

Media izraelite njofton se gjate vizites se tij zoti Donilon u kerkoi udheheqesve izraelite qe te mos ndermarrin nje sulm ndaj objekteve berthamore iraniane dhe te lejojne me shume kohe per sanksionet nderkombetare qe te veprojne.

Gazeta The Jerusalem Post citoi Ministrin izraelit te Mbrojtjes Ehud Barak te kete thene se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli jane vende sovrane secila prej tyre pergjegjese per analizat perfundimtare lidhur me vendimet qe marrin per veten dhe per te ardhmen e tyre.

Kryeministri Netanyahy do te takohet me presidentin Obama ne Shtepine e Bardhe me 5 mars. Te dy udheheqesit pritet te flasin para grupit me te madh pro-izraelit ne Shtetet e Bashkuara fjalime keto qe do te vezhgohen nga afer mes shqetesimeve globale rreth tensionit Izraelito-Iranian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›