E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, 30 të plagosur në protestën kundër arrestimit të Mlladiçit

Familja dhe avokatët e Ratko Mlladiçit pritet të apelojnë sot kundër ekstradimit të ish komandantit të serbëve të Bosnjës për në Hagë, ku do të përballet me akuzat për krime lufte.

Familja thekson se 69-vjeçari Mlladiç, është shumë i sëmurë që të përballet me një proces gjyqësor, që përfshinë edhe akuzat për genocid dhe krime kundër njerëzimit.

Të dielën, më shumë se 100 persona janë arrestuar ndërsa 30 persona janë plagosur në protestën kundër arrestimit të Mlladiçit në Beograd ku bëhej thirrje për lirimin e tij.

Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar të dielën në mbrëmje, protestë kjo e organizuar nga partia radikale serbe. Demonstrata është përshkruar si paqësore, mirëpo më pas disa protestues gjuajtën me gurë dhe u përleshën me policët.

Mlladiçi akuzohet se e ka udhëhequr operacionin që çoi deri te masakra e Srebrenicës në vitin 1995 dhe krime të tjera gjatë luftës së Bosnjes së zhvilluar prej vitit 1992 – 1995.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›