E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama viziton Joplin e prekur nga tornado

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka vizituar qytezën e Joplin, në jug të Misurit, që është prekur nga tornado javën e kaluar.

“Do të ketë një përgjigje kombëtare ndaj një drame kombëtare. Edhe kur kamerat të largohen, ne do të jemi këtu, Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju derisa qyteti të rindërtohet”, është shprehur Obama.

Tornado që preku Joplin shkaktoi 142 viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›