SHBA-ja përkujton sot dëshmorët

Presidenti Barak Obama do të nderojë sot të rënët në luftrat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, duke vënë një kurorë në Varrezat Kombëtare në Arlington pranë Uashingtonit.
Në Shtetet e Bashkuara, e hëna e fundit e muajit maj është ditë e shënuar kombëtare dhe njihet si Dita Përkujtimore kur nderohen ata që dhanë jetën për vendin.
Në Uashington do të zhvillohen një numër ceremonish, ndër më të spikaturat janë ceremonitë e vënies së kurorave përkujtimore në përmendoren e veteranëve të Vietnamit dhe të Luftës së Dytë Botërore si dhe tek monumentet e Forcave Ajrore dhe Detare.
Në qytete të mëdha e të vogla zhvillohen sot një numër paradash përkujtimore. Në Uashington është bërë traditë të parakalojnë mijëra motorçikleta në një paradë të veçantë që njihet si “Gjëmimi Rrokullisës