E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO mbeshtet marreveshjen e Kumanoves

Ministrat e jashtem te NATO-s, pritet qe te marten ne Bruksel, te kundershtojne kerkesen e zyrtareve serbe per ndryshimin e marreveshjes tekniko-ushtarake te Kumanoves. Shefat e diplomacise se NATO-s pritet gjithashtu t'i japin mbeshtetje shtrirjes se EULEX-it ne tere Kosoven. Ne takimin e sotem, ministrat e jashtem te NATO-s do te perserisin mbeshtetjen per pershpejtimin e shtrirjes se EULEX-it ne tere Kosoven. Kete e ka bere te ditur nje zyrtar i Keshillit Atlantik ne Bruksel, i cili ka shfaqur bindjen e NATO-s qe "me fare pak kundershtime, te gjitha palet ne Kosove shprehen se nuk do te shkojne deri tek goditja e paqes". Edhe zedhenesi i NATO-s, James Appathurai deklaroi se ne aleance nuk zhvillohet kurrfare diskutimi rreth kesaj nisme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›