Misioni i Bashkimit Evropian "shtrihet" edhe ne Beograd
Misioni i Bashkimit Evropian ne fushen e sundimit te ligjit, EULEX, Pervec Shtabit kryesor ne Prishtine dhe zyrave rajonale dhe lokale ne disa vende te Kosoves, do te hape edhe nje zyre ne Beograd. Ne numrin e djeshem te gazetes Express, e cila citon zyrtare evropiane, thuhet se do te jete nje zyre qe do te merret me ceshtje teknike, jo politike. "Vetem dy persona do te punojne ne te". Express njofton se nuk perjashtohet mundesia qe EULEX, sipas nevojes, te hape zyra te karakterit teknik edhe ne vende tjera te rajonit te Ballkanit. Hapja e zyrave nderlidhese ne rajon lejohet edhe me Aksionin e Perbashket te aprovuar nga Keshilli i BE-se, me 4 shkurt te ketij viti. Javen e kaluar EULEX ka marre driten e gjelber nga Keshilli i Sigurimit per vendosje ne tere Kosoven.