E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica perkrah shtrirjen e misionit te BE

Strukturat vendore ne Mitrovice, deklaruan dje se do ta perkrahin shtrirjen e EULEX-in ne tere territorin e vendit dhe kane premtuar bashkepunim me te derisa i permbahen parimeve qe jane caktuar ne shkurt te ketij viti per vendosjen e ketij misioni. Nderkohe, ata vleresuan se gjendja e sigurise ne Mitrovice gjate fundjaves ka qene e qete dhe pa ndonje incident qe do te reflektohej ne aspektin e pergjithshem te sigurise. Ne seancen e Komitetin te Sigurise, qe mbahet ne kuader te Drejtorise per Mbrojtje dhe Shpetim te Komunes se Mitrovices, kryetari i komunes, Bajram Rexhepi, tha se ka qene nje fundjave e qete dhe pa probleme, sa i perket aspektit te sigurise. Nje gje te tille e konfirmoi edhe komandanti i stacionit jugor te policise, Bashkim Spahiu, sipas te cilit, gjate ketyre diteve nuk eshte shenuar asnje rast serioz. Ndryshe, sa i perket aktualitetit politik ne vend qe reflektohet ne aspektin e sigurise, kryetari Rexhepi tha se qytetaret kane qene te shqetesuar pas konfuzionit te krijuar ne lidhje me vendosjen e EULEX-it, por autoritetet lokale do ta perkrahin shtrirjen e tij ne tere territorin e Kosoves. Ky mision do te operoje nen ombrellen e pergjithshme te OKB-se, por ne Raportin e Sekretarit Ban Ki-Mun askund nuk thuhet ne menyre eksplicite se EULEX eshte mision neutral ndaj statusit te Kosoves. Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, do t'i raportoje Brukselit, ku edhe ndodhet komanda e vetme per kete mision, por ne periudha te caktuara kohore, do t'i raportoje edhe OKB-se, ngjashem me KFOR-in.

Zyrtarizimi

Me 2 dhjetor EULEX do te shpalle "kapacitetin inicial operativ", nderkaq me 5 dhjetor, ne nje takim ne Bruksel te perfaqesuesve te te gjitha shteteve anetare te BE-se, edhe formalisht do te behet e ditur fillimi i mandatit te EULEX-it.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›