E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Po shtrirjes se EULEX

Institucionet shteterore te Kosoves, spektri i gjere politik, shoqeria civile i kane thene PO te fuqishme shtrirjes se plote te misionit se Bashkimit Evropian, EULEX. Kjo eshte deklarata e bere nga Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, dje gjate konferences mbi strategjine e luftimit te korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ne lidhje me kete ai theksoi se me vendosjen e EULEX-it ne tere territorin e Kosoves, llogaritet nje mbeshtetje e fuqishme ne kete lufte. "Shtrirja e EULEX-it, si mision i sundimit te ligjit, ne tere territorin e vendit, duke respektuar dhe forcuar sovranitetin e Kosoves, do te na ndihmoje ne luftimin e korrupsionit, krimit te organizuar dhe ekonomise joformale", vleresoi kreu i ekzekutivit kosovar. Sipas tij, nje Kosove e bashkuar ne kete qellim, e ndihmuar dhe e keshilluar nga partneret nderkombetare do te jete ne gjendje t'u beje balle fenomeneve te tilla negative. Qeveria e Kosoves siguroi vendosmerine e saj per te mos lejuar qe asnje pjese e territorit te ketij shtetit te mos shnderrohet ne oaze te korrupsionit, krimit te organizuar dhe kontrabandes. "Ështe detyre dhe obligim i te gjitheve qe te sigurojme qe, sidomos ne Veriun e Kosoves, qytetaret e atjeshem qe duan te respektojne ligjin dhe te jetojne te lire nga keto fenomene negative, te mund ta bejne kete", theksoi Thaci. Sipas tij, mungesa e sundimit te ligjit, tolerimi i strukturave ilegale paralele dhe lulezimi i korrupsionit dhe kontrabandes shkon ne dem te te gjithe qytetareve te Kosoves. Perpos kesaj, qeveria e shtetit te ri ne Ballkan shprehu angazhimin nga ana e saj per te punuar ngushte me misionin e EULEX-it, per te siguruar qe sundimi i ligjit te vleje njesoj per te gjithe, ne tere territorin e Kosoves. Njekohesisht, sipas kreut te ekzekutivit, shoqeria civile dhe institucionet e vendit i kane thene JO perpjekjeve per te legalizuar gjendjen jolegale dhe per te dobesuar funksionimin unik te shteti. Ky imazh, per qeverine e Kosoves, do te beje qe shteti te pranohet si anetar i barabarte i bashkesise nderkombetare.

"Me miratimin e ligjit mbi policine dhe inspektoratin policor ne shkurt te ketij viti, Policia e Kosoves tani ka nje baze ligjore dhe moderne per te mbrojtur popullin e Kosoves nga rreziku i krimit dhe fenomeneve te tjera negative", tha Hashim Thaci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›