E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO merret vesh për strategjinë e tërheqjes nga Afganistani

Me këtë marrëveshje aleanca perëndimore vihet në rrugën e pakthyeshme të largimit nga Afganistani pas plot një dekade.

Samiti i Çikagos u angazhua zyrtarisht për strategjinë e mbështetur nga SHBA-të e cila bën thirrje për largim gradual të trupave të huaja deri në fund të vitit 2014. Pas këtij afati NATO-ja do të kryejë vetëm misione trajnuese për truat afgane.

“Teksa afganët ngrihen, ata nuk do të jenë vetëm”, tha Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, në përfundim të samitit, duke shtuar se “ne tashmë jemi bashkuar pas një plani që i jep fund të mënyrë të përgjegjshme luftës në Afganistan”.

Në Samitin dy ditor të NATO-s në Çikago morën pjesë liderët e 50 shteteve, përfshirë udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të NATO-s. Po ashtu në samit ishte edhe Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe ai i Pakistanit, Asif Ali Zardari.

Liderët e aleancës pranuan në heshtje këmbënguljen e Presidentit të ri Francez, François Hollande, për të tërhequr trupat franceze brenda këtij viti, sikundër kishte premtuar edhe gjatë fushatës presidenciale.

Gjatë samitit mbeti e pazgjidhur çështja pakistaneze. Pakistani bllokoi kalimin e furnizimeve të NATO-s për në Pakistan, pasi avionët e telekomanduar amerikanë vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Në mbyllje të Samitit, Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u shprehën optimistë se kjo çështje do të zgjidhej së shpejti.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-22 12:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›