CEZ nuk shlyen borxhin ndaj KESH-it

Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo u shpreh në media se "detyrimi i CEZ-it arrin vlerën 10 miliardë lekë", duke krijuar mungesë financiare dhe likujditetesh në arkën e KESH-it.
Nisur nga kjo gjendje, KESH ka marrë masat për të rikuperuar paratë, duke angazhuar subjekte private të licencuar nga Ministria e Drejtësisë. "Nuk përdorim asnjë kompani tjetër, veç përmbaruesve privatë, pasi këtë mundësi na jep ligji", u shpreh Zeqo.
Ndonëse niveli i ujit në liqenet e HEC-ve në kaskadën e Drinit janë në kapacitetet më të mira dhe ka sigurim të rezervës hidrike, Zeqo shprehet se "KESH ka mungesa likuiditeti për shkak të borxhit të pakthyer nga CEZ-i". Sipas tij, KESH po përgatitet të nisë eksportin e energjisë elektrike tek KEK-u në Kosovë brenda muajit. /Start/
2012-05-22 13:08