NATO miraton planin per mbrojtjen nga raketat ne Evrope

Udheheqesit e Organizates se Traktatit te Atlantikut Verior miratuan propozimin e ri te Presidentit amerikan Barak Obama per nje sistem te ri me te zgjeruar te mbrojtjes nga raketat ne Evrope. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon nga Lisbona se miratimi i propozimit eshte nje fitore per presidentin pas nje sere deshtimesh ne politiken etij tejashtme.
Presidenti Obama thote se miratimi nga Keshilli i Atlantikut Verior i ketij propozimi do ti beje Evropen dhe boten me te sigurta.
Per here te pare ne kemi rene dakord te zhvillojme ne sistem mbrojtes nga raketat qe eshte mjaft i fuqishem per te mbrojtur te gjithe popullaten e vendeve evropiane te NATO-s si dhe te Shteteve te Bashkuara.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Andres Fogh Rasmusen thote se sistemi pritet te kushtoje 273 milione dollare gjate nje periudhe dhjete vjecare. Ai do ti kerkoje Rusise e cila e kundershtoi fillimisht idene e mbrojtjes evropiane nga raketat te bashkepunojne ne kete projekt.
Marreveshja e NATO-s eshte nje nga arritjet me te rendesishme te politikes se jashtme te Presidentit Obama qe kur ai erdhi ne post dy vjet me pare. Gjate udhetimit te tij ne Azi ditet e fundit zoti Obama nuk arriti marreveshje per tregtine e lire me Korene e Jugut dhe as fitoi mjaft mbeshtetje nga vende te tjera ta bindete Kinen te ndryshonte praktiken e saj monetare.
Udheheqesit e 28 vendeve te NATO-s te mbledhur ne kryeqytetin e Portugalise rane dakord dje per nje konceptim te ri strategjik te aleances. Deklarata per misionin e ri te NATO-s ka si synim trajtimin e kercenimeve dhe sfidave te reja.
Per kete arsye zoti Rasmusen e cilesoi kete nje nga takimet me te rendesishem te nivelit te larte ne historine 61 vjecare te NATO-s.
Ne do te zhvillojme kapacitete moderne per tu mbrojtur nga kercenimet moderne. Ne do te kerkojme bashkepunimin e partnereve tane ne gjithe boten. Ne do te kemi nje fillim te ri ne marredheniet me Rusine duke synuar te ndertojme nje partneritet strategjik.
Presidenti Obama tha se ne diten e pare te takimit te nivelit te larte te NATO-s dje u be perparim i ndjeshem dhe ai pret qe te arrihet edhe me shume ne takimet e sotme lidhur me te ardhmen e luftes ne Afganistan.
Aleatet tone te NATO-s partneret tone ne Forcen Nderkombetare te Asistences per Sigurine dhe qeveria afgane do te bashkepunojne per te bashkerenduar veprimet ne Afganistan vecanerisht ne dy aspekte ne kalimin e udheheqjes teresisht ne duart e afganeve ne periudhen 2011-2014 dhe ne partneritetin afatgjate qe ne po ndertojne ne Afganistan.
NATO-ja ka ne plan tu jape fund operacioneve te luftimit ne Afganistan aty nga fundi i vitit 2014 dhe te vazhdoje misionet e saj stervitore dhe humanitare edhe me tej. Presidenti afgan Hamid Karzai do te jete mes pjesemarresve ne sesionin per Afganistanin.
Marredheniet me Rusine do te jene nje tjeter teme e takimeve te sotme te NATO-s. Zoti Obama u beri perseri thirrje dje republikaneve ne Senatin e Shteteve te Bashkuara te heqin dore nga kundershtimi dhe te miratojne traktatin e ri START per pakesimin e armeve berthamore qe ai dhe Presidenti i Rusise Dmitri Medvedev nenshkruan ne muajin prill.
Aq sa kjo eshte nje perparesi per sigurimin kombetar te Shteteve te Bashkuara mesazhi qe mora nga udheheqesit e tjere me te arritur ne kete takim te NATO-s nuk ka si te jete me i qarte se kaq traktari i ri START do te forcoje aleancen tone dhe do te forcoje sigurimin ne Evrope.
Aleanca e NATO-s qe eshte themeluar per te perballuar kercenimet qe mund te vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Traktati i Varshaves po perpieqet te permiresoje marredheniet me Rusine. Presidenti Medvedev do te marre pjese ne takimin NATO-Rusi dhe do te takohet vetem per vetem me zotin Obama.