Oketa: NATO, standarde per anetaresim te plote
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, deklaroi dje nga Bukureshti se marrja e fteses per anetaresimin ne NATO eshte nje pergjegjesi me shume per palen shqiptare ne permbushjen e standardeve te kerkuara. Sipas Oketes, Shqiperia dhe klasa politike e saj duhet te tregoje se ka merituar kete ftese, duke vazhduar me seriozitet reformat dhe angazhimet e marra. “Marrja e fteses per anetaresimin e Shqiperise ne NATO kerkon perpjekje akoma me te medha per te permbushur te gjitha ato standarde qe kerkohen. Me e rendesishmja tani eshte qe te vazhdojme te demonstrojme se ne e kemi merituar marrjen e kesaj ftese”, deklaroi ministri i Mbrojtjes nga Bukureshti. Sipas tij, tashme vendi ka perpara sfiden e anetaresimit me te drejta te plote ne aleance, duke shtuar se do te behen te gjitha perpjekjet qe brenda ketij viti te mundesojme anetaresimin me te drejta te plota i Shqiperise ne NATO.
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, theksoi se ne menyre sa me te shpejte vendi yne duhet te shtoje ushtaret per misionin paqeruajtes ne Afganistan. Ai deklaroi se po shikohet mundesia e zgjerimit te ketij kontingjenti paqeruajtes edhe me dy njesi te tjera ushtarake. “Shtimi i trupave tane paqeruajtes atje, vjen jo vetem si nje domosdoshmeri e rritjes se prezences se trupave te NATO-s, por edhe per faktin se trupat tona atje kane kryer nje pune teper pozitive dhe te vleresuar dhe natyrisht kane dhene edhe ato kontributin e tyre ne mundesimin e marrjes se kesaj ftese”, e argumentoi ministri Oketa shtimin e trupave ne Afganistan. Sipas Oketes, objektivi i Forcave tona te Armatosura bazuar edhe ne strategjine kombetare te FA eshte qe brenda vitit 2010 te kete nje ushtri teresisht profesionale.
F.Mejdini