Topi e Berisha, sot ne Kroaci dreke me Bush
Presidenti Bamir Topi dhe kreu i qeverise, Sali Berisha, u nisen pasditen e djeshme nga Rumania drejt Kroacise per te zhvilluar aty nje takim me Presidentin amerikan Xhorxh Bush. Keshtu pas samit te NATO-s te zhvilluar ne Bukuresht perfaqesuesit e larte te vendit Berisha dhe Topi se bashku me ministrin e Jashtem, Lulzim Basha dhe ate te Mbrojtjes, Gazmend Oketa, jane nisur drejt Kroacise, vend i cili, ashtu si Shqiperia, mori ftesen per anetaresim ne NATO. Keshtu delegacioni shqiptar ne samitin e NATO-s ka preferuar te ndjek axhenden e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bush, i cili menjehere pas punimeve treditore te Samitit te Bukureshtit u nis dje drejt Kroacise. Ne kete vizite zyrtare te tij, Xhorxh Bush do te zhvilloje takime me kreret me te larte te vendit. Po keshtu vizita e Presidentit amerikan ne Kroaci do te sherbeje edhe per te zhvilluar per te dreke pune me perfaqesuesit e larte te Shqiperise dhe Kroacise, ne kuader te marrjes se fteses nga ana e tyre per t’u bere pjese e NATO-s. Bashke me Bush do te jene Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, ministri i Jashtem, Basha, ministri i Mbrojtjes, Oketa. Nga pala kroate do jene Presidenti Mesic, Kryeministri Sanader, ministri i Jashtem dhe ai i Mbrojtjes. Do te jete e perfaqesuar dhe pala maqedonase, me Presidentin Cervenkovski, Kryeministrin Gruevski, te cilet pritet te mberrijne mengjesin e sotem ne Kroaci, duke plotesuar ne kete menyre te plote tryezen me Bush, pasi ftesa per Shkupin eshte shtyre. Nderkohe qe biseda ne kete dreke pune, mendohet te konkludoje ne perpjekjet dhe masat qe secili nga shtetet duhet te plotesoje per te qene anetare me te drejta te plota ne NATO vitin e ardhshem.