E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO paraqet kushtet para ndërhyrjes në Libi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se çdo ndërhyrje e Aleancës në Libi duhet të jetë e bazuar në nevojën e pashmangshme për të vepruar.

“Çdo operacion i ndërmarrë, duhet të respektojë tre parime kryesore, nevojën e bazuar në fakte për veprimin e NATO-s, bazën e qartë ligjore dhe mbështetjen e fortë rajonale”, tha Rasmusen.

Komentet e tij vijnë në kohën kur ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës po diskutojnë opsionet e përgjigjes ndaj trazirave në Libi, përfshirë edhe zonën e ndalim fluturimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›