E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podgoricë, alarm për bombë në ambasadën shqiptare

Policia e Malit të Zi është njoftuar mbrëmë për vendosjen e një bombe në godinën e ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë.

Lajmi bëhet publik nga mediat malazeze të cilat theksojnë se pas verifikimit të policisë në terren rezultoi për një alarm të rreme.
“Njësitet speciale kanë bastisur dhe kontrolluar mbrëmë tërë godinën dhe zonën përreth, pas marrjes së lajmërimit se bomba ishte vendosur bredna godinës“, deklaroi zëdhënësja e policisë në Podgoricë, Tamara Raleviç.

Telefonata anonime për vendosjen e bombës e kishte marrë dje Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila më pas ka informuar ambasadën në Podgoricë theksojnë mediat malazeze. Policia malazese në bashkëpunim me organet kompetente shqiptare ka nisur hetimet për gjetjen e personit anonim që ka telefonuar në adresë të MPJ-së në Tiranë.

Por, mbrëmë persona të panjohur para alarmit të bërë për bombë kanë gjuajtur me vezë godinën e ambasadës, duke goditur disa nga dritaret. Policia gjatë kontrollit të zonës dje ka mbyllur për qarkullim një nga rrugët kryesore ku gjendet ambasada shqiptare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›