Papa Benedikti XVI, viziton ditën e sotme Kroacinë

Papa Benedikti XVI do të niset sot për në Kroaci. Benedikti i ka përkrahur që një kohë të gjatë përpjekjet e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Papa ka dashur që ta shohë Kroacinë, një shtet me 89.8 % të popullatës katolike, që t`i bashkohet BE-së, ndërsa vizita e tij në Zagreb shihet si një shtytje e madhe për përpjekjet e qeverisë kroate.
Vatikani është një nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kroacisë në vitin 1991. Pas meshës të së dielës, Papa Benedikti XVI do të lutet para varrit të Kardinalit Alojzije Stepinac, Kryepeshkopi i Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilin Papa Gjon Pali e kishte beatifikuar gjatë udhëtimit të tij në vitin 1998.