Erjon Brace Kryeministri inauguron te njejtat rruge disa here
Deputeti socialist i qarkut te Beratit Erjon Brace e ka cilesuar turin inaugurues te kryeministrit Sali Berisha si demagogjik. Brace ka deklaruar dje se Berisha po inauguron per te disaten here investimet ne infrastrukture. Me sa duket kryeministri e ka nisur fushaten nje vit e gjysme me perpara per me teper ne stilin e tij qe nuk zgjidh asnje gje dhe i jep prioritet propagandes se dhunshme kunder mendjes dhe punes se qytetareve te rrethit te Beratit. Politikes se tij te rrugeve tashme i ka dale boja. Sot kryeministri do inauguroje nje rruge nga Ura e Gorices deri ne Sinje qe eshte inauguruar dhe tri here te tjera. Sot kryeministri do inauguroje vetem lotin e dyte nga Mbreshtan deri ne Sinje por pa kthyer nje pergjigje te sakte pse rruga e plote nga Ura e Gorices deri ne Sinje ne segmentin nga Mbreshtan deri ne Sinje ka pesuar nje ngushtim me gati dy metra. Nderkohe dua te ve ne dije te qytetareve se rruga qe kryeministri do inauguroje sot ka mbaruar ne prill te ketij viti - pohoi Brace. Ne perfundim te fjales se tij ai pohoi se ne keto vite shume projekte te vendoreve ne kete qark ne infrastrukture shkolla e ujesjelles nuk kane marre fondet perkatese nga ana e qeverise.