E Diel, 1 Nëntor 2026

Sali ti genjen Nuk heqim TVSH-ne e produkteve bujqesore por te ushqimeve

Kreu socialist i pergjigjet nga interneti akuzave te Berishes nga Tropoja

Kryeministri kundershton propozimet e socialisteve nga zonat rurale ku ka nisur se fundmi nje fushate vizitash ndersa kreu i selise roze Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social Twitter per te sqaruar opinionin por edhe per replikuar me kundershtarin. Me ata qe lexojne e shkruajne apo me ata qe vjedhin e vrasin Kjo eshte zgjedhja - shkruan Edi Rama ne nje prej mesazheve te veta dy dite me pare. Kjo referuar kritikave te adresuara ndaj tij per nje politike te ulur ne kuadrin e polemikes mediatike dhe editorialit te perjavshem qe mban siglen e tij e per pasoje te partise. Permes rruges virtuale Rama ka preferuar te komunikoje me opinionin edhe per probleme reale si cmimet e qumeshtit vezeve dhe ulja e tyre. Keshtu deklaratave te Berishes nga Tropoja kreu socialist i ka dhene nje pergjigje nga interneti cka duket se e ben disi asimetrik komunikimin dhe parimin e tij. Jo Sali ti genjen Do heqim taksen e bukes qumeshtit vezeve ilaceve jo TVSH-ne e produkteve te tokes ne fshat. Fshatit do ti heqim TVSH-ne e imputeve bujqesore sepse fshati po mbytet dhe se shpetojne dot shiritat e inaugurimeve - shprehet Rama. Fjalia e fundit ka rendesi politike pse deshmon nje qasje te socialistit ndaj fshatit dhe problemeve te tij. Kjo jo vetem ne kuader te vemendjes programore por edhe asaj elektorale pasi qe prej vitit 2007 selia roze humbet rregullisht ne zonat rurale duke fituar kryesisht ne qytete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›