E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, plan për largimin nga Afganistani

NATO duket se ka arritur një marrëveshje për një strategji për largimin e trupave nga Afganistani.
Në një konferencë shtypi në fund të samitit dy ditor të NATO-s në Çikago presidenti amerikan Barak Obama tha se vendet e aleancës janë të unifikuar për një plan më të përgjegjshëm për të pushuar luftën në Afganistan.
 

"Një plan që trajnon forcat afgane të sigurisë, një plan tranzicioni për afganët dhe që ndërton një partneritet që pas misionit tonë luftarak në skajet Afganistan. Kjo do të shënojë një hap të madh drejt qëllimit të kemi rënë dakord në Lisbonë. Kompletimin e tranzicionit që do të çojë Afganistanin drejt për sigurinë deri në fund të vitit 2014 në mënyrë që afganët mund të marrin përgjegjësinë për vendin e tyre dhe kështu trupat tona mund të vijnë në shtëpi"tha Presidenti amerikan.
 

Ndërsa samiti i NATO-s miratoi një strategji daljeje që bën thirrje për dorëzimin kontrollit forcave në Afganistan deri në mesin e vitit të ardhshëm, ai la pa përgjigje pyetjeve të mëdha rreth asaj se si duhet do të veprojë NATO për të parandaluar një ringjallje të talebanëve.
Vet presidenti amerikan pranoi se ka rreziqe dhe kjo nuk do të të shënojë fundin e sfidave në Afganistan. Obama pranoi se sfid serioze në Afganistan mbetën talebanët dhe i përshkroi ata si një armik i fuqishëm.

Por analistët politikë thonë se kjo është edhe një taktikë e përdorur për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, që Obama shpreson të marrë vota në një kohë që rritja ekonomike e ngadaltë ka ngritur shqëtësime në eletorat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›