E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zi për viktimat, Vetëvendosje ndërpret aktivitetin

Gjithë shqiptarët anembanë botës janë të pikëlluar për aksidentin tragjik në Himarë që u mori jetën 13 personave kur 11 prej tyre ishin studente në Universitetin "Aleksandër Xhuvani"

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërprerë të gjitha aktivitetet publike në respekt të zisë kombëtare që po mban sot Shqipëria pas aksidentit tragjik në Himarë.

“Duke u bashkuar në dhimbjen e të gjithë shqiptarëve për humbjen e jetës së 11 studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, plot 13 viktima, Vetëvendosje ngushëllon të afërmit dhe familjarët e viktimave, studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Elbasanit, si dhe të gjithë shqiptarët, ndërkohë që uron shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, thuhet në njoftimin e lëvizjes.

Ndërkohë ngushëllime të thella për familjet e 13 viktimave shprehu sot edhe Këshilli Kombëtar Studentor.

Ky këshill shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të 13 viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.

“Kjo është një ditë e errët dhe e dhimbshme për të gjithë komunitetin studentor dhe mbarë kombin shqiptar”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›