E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Putin aktivizon ish-Ministrat e tij

Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar shtatë ish ministra në administratën presidenciale.

Emërimet e së martës u bënë një ditë pasi Putin paralajmëroi një përbërje të re të kabinetit të udhëhequr nga kryeministri i zgjedhur nga vetë Putin, Dimitri Medvedev.

Ata që u emëruan si këshilltarë të ri të presidentit janë ish ministrat e transportit, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, komunikacionit dhe energjisë.

Ish ministri i brendshëm, Rashid Nurgalijev, është emëruar zëvendës drejtor i Këshillit të Sigurisë në presidencë.

Nikollai Patrushev vazhdon të jetë në krye të këtij Këshilli, kurse Sergej Ivanov shef i kabinetit.

Analistët thonë se transferimi i lojtarëve veteranë të politikës në Kremlin ka për synim të forcojë dorën e Putinit, ndërkohë që bëhet gati për të nisur mandatin e tretë presidencial, i cili pasoi protestat e pashembullta deri më tash kundër pushtetit të tij.
Putin u betua si president më 7 maj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›